Shoqata e Policëve të Liruar: Të shtunën, le të jemi pranë studentëve dhe rinisë
Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) ka kundërshtuar përdorimin e forcës së tepërta ndaj të rinjve dhe të miturve, duke u bërë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të sigurojnë zhvillimin e protesteve kombëtare të paralajmëruara për të shtunën, 24 tetor.

Policia e Shtetit ka ligje, rregullore dhe protokolle që detyrohet të zbatojë me profesionalizëm dhe paanshmëri. Janë pikërisht këto norma që garantojnë sigurinë publike, mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe sigurojnë që Policia të jetë në shërbim të ligjit dhe të shoqërisë.
Asnjë urdhër, presion apo interes politik nuk mund të qëndrojë mbi ligjin! Çdo veprim jashtë kornizes ligjore cenon të drejtat e qytetarëve dhe demton besimin e publikut te Policia e Shtetit.
Për këto arsye, i bëjmë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre ligjore dhe të garantojnë që çdo efektiv të veprojë me vetëpërbajtje, profesionalizëm dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut.
Të shtunën, le të jemi pranë studentëve dhe rinisë, në mbështetje të të drejtës për të protestuar, të dinjitetit qytetar dhe të shtetit të së drejtës. Të bashkohemi me vendosmëri, përgjegjësi dhe në mënyrë paqësore, për një shoqëri ku ligji është i barabartë për të gjithë.