Rama ka pushtetin, Berisha mban peng opozitën; çfarë shkruan media italiane për revoltën studentore
Protestat studentore në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias italiane, e cila i lidh pakënaqësinë e të rinjve me menyrën se si Edi Rama ka qeverisur vendin prej vitit 2013. Protestat nuk janë vetëm për kërkesa që lidhen me universitetet apo kushtet e arsimit, por për një kundërshtim më gjerë ndaj korrupsionit, mungesës së mundësive ekonomike dhe një sistemi politik që nuk u ofron të rinjve perspektiva.

Protestat e studentëve në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias italiane, e cila i lidh pakënaqësinë e të rinjve me menyrën se si Edi Rama ka qeverisur vendin prej vitit 2013. Protestat nuk janë vetëm për kërkesa që lidhen me universitetet apo kushtet e arsimit, por për një kundërshtim më gjerë ndaj korrupsionit, mungesës së mundësive ekonomike dhe një sistemi politik që nuk u ofron të rinjve perspektiva.
Sipas gazetës italiane "La Vita del Popolo", protestat kanë kaluar përtej kërkesave fillestare dhe kanë marrë karakterin e një pakënaqësie ndaj gjithë sistemit politik. Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa të rinjtë që protestojnë kanë bërë qartë se nuk synojnë të tërhiqen.
Por ajo që del nga analiza e medias italiane është fakti se problemi nuk kufizohet tek qëndrimi i kryeministrit. Protestat pasqyrojnë një hendek që është krijuar ndërmjet institucioneve dhe një brezi të ri, i cili nuk e sheh më arsimin si garanci për punësim dhe as integrimin europian si një zgjidhje që mund të presë pafundësisht.
Protestat kanë filluar me protestat kundër projektit të një kompleksi turistik luksoz në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, pranë Zvërnecit, projekt që lidhet me Jared Kushner, dëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Artikulli i referohet protestave të nisura në fund të majit, të njohura si "Revolucioni i Flamingove", gjatë të cilave qytetarët kundërshtuan projektin dhe kërkuan anulimin e tij.
Protestat vazhduan për më shumë se katër muaj, ndërsa Edi Rama nuk ndryshoi qëndrim ndaj investimit, thuhet në artikull. Me fillimin e vitit akademik, më 13 tetor, studentët u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, duke i zgjeruar kërkesat drejt problemave të shëndetësisë, korrupsionit, mungesës së shërbimeve publike dhe emigracionit.
Gazeta italiane raporton për përplasje ndërmjet protestuesve dhe policisë, përdorimin e gazit lotsjelles, autobusëve të ujit dhe plumbave të gomës, si dhe sulme ndaj ndërtesave qeveritare. Këto epizoda kërkojnë verifikim të vërtetë përmes të dhënave zyrtare dhe raportimeve nga vendngjarja.
Të rinjtë nuk presin më integrimin europian
Një nga çështjet kryesore në artikull është emigracioni. Sipas të dhënave të UNICEF-it, papunësia e grupmoshës 15-24 vjeç arrin në 22.8 për qind.
Mungesa e vendeve të punës dhe e meritokracisë ka krijuar bindjen se përfundimi i studimeve nuk garanton një jetë më të mirë në Shqipëri, vijon artikulli. Për shumë të rinj, sipas saj, emigracioni nuk përfaqëson më një aventurë personale, por një strategji mbijetese.
Kjo është edhe kontradikta që gazeta italiane evidenton në raport me integrimin europian. Shqipëria paraqitet si një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ka bërë përparim drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian, por ky proces nuk ka prodhuar ende përmirësimet që presin të rinjtë në jetën e përditshme.
Ata kërkojnë paga më të larta, shërbime shëndetësore funksionale, arsim cilësor dhe institucione të besueshme. Dhe, sipas Kryeziut, nuk pranojnë të presin anëtarësimin në BE për t’u pasur këto standarde.