Blushi: Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës, me maska dhe shkopinj nuk ka dialog
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij për të shmangur përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në vend. Ai ka kërkuar largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve parlamentare dhe rikthimin e Kushtetutës përpara ndryshimeve të vitit 2008.

Gjatë fjalës së tij, Blushi ka kërkuar largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve parlamentare, rikthimin e Kushtetutës përpara ndryshimeve të vitit 2008 dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli. Ai i ka bërë thirrje Partisë Socialiste të mbështesë një zgjidhje politike, duke theksuar se vendi ka nevojë për demokraci dhe ndryshim, jo për dhunë dhe përshkallëzim të krizës.
Sipas tij, shtyrja e seancës dhe përplasjet mes deputetëve nuk e zgjidhin situatën, por thellojnë tensionet dhe vonojnë llogaridhënien e qeverisë. Ai ka thënë se Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës, por të fitojë kohë, të lodhë shqiptarët, të provokojë përplasje dhe të mbajë gjallë një klimë dhunë dhe tensioni të vazhdueshëm.
Blushi ka thënë se Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe afatgjatë që të jep fund krizës, garanton votën e lirë, rikthen funksionimin demokratik të institucioneve dhe ia kthen sovranitetin qytetarëve. Kjo kërkon përgjegjësi politike, vullnet të palëkundur dhe largimin e panegociueshëm të Edi Ramës, si kusht themelor për të hapur vendit rrugën drejt ndryshimit.