PPE: Të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka reaguar për protestat në Tiranë duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë.
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka bërë një reagim të ri për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në reagimin e tyre, PPE thekson se e drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë në mënyrë të plotë dhe të pavarur. PPE thotë se tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. Zëri i të rinjve duhet të degjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet. PPE thekson se Shqipëria është në rrugëtim demokratik, të begatë dhe evropian, me një qeveri që mbajnë përgjegjësi, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme plot mundësi brenda vendit.