Kina ende pa zgjidhje për mineralet kritike për SHBA
Presidenti Trump dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, ranë dakord ta zgjasnin për dy muaj armëpushimin tregtar, por kjo zgjatje nuk i adreson shqetësimet kryesore të SHBA-së lidhur me eksportet e pamjaftueshme të mineraleve nga Kina.

Kina dominon prodhimin dhe përpunimin global të mineraleve kritike dhe magnetet e përhershme me metale të rralla të tokës, të cilat i ruajnë vetive magnetike pafundësisht, pa pasur nevojë për energji të jashtme. Magnetet e përhershme me metale të rralla të tokës janë kyçe për funksionimin e gjithçka, nga motorët e automjeteve elektrike dhe turbinat e erës deri tek aeroplanët luftarakë dhe sistemet për drejtimin e raketave.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) vlerëson se Kina është përpunuesja kryesore e 19 prej 20 mineraleve kryesore strategjike, me një pjesëmarrje mesatare prej 70 për qind në treg. Kontrolli i Kinës mbi magnetet e përhershme është edhe më i madh: sipas IEA-së, ajo ka 94 për qind të tregut global.
Pekini ka përdorur si armë dominimin e tij në fushën e mineraleve kritike për të u kundërvenë sanksioneve amerikane ndaj sektorit të gjysmë-ërkufizuesve të Kinës dhe tarifave të vendosura nga administrata e presidentit Trump. Ai i ka përshtatur kontrollet e eksporteve në mënyrë që të ushtrojë presion maksimal mbi zinxhirët e furnizimit të Pentagonit, dhe në të njëjtin kohë duke shmangur ndërprerjet në shkallë të gjerë në industrinë e konsumit. Këto ndërprerje do të rrezikonin përshkallëzimin e tensioneve me Uashingtonin, gjë që Partia Komuniste Kineze, e cila qeveris vendin, nuk e deshiron.
Në përgjithësi, Kina eksportoi 512 tone metrike magnete të përhershme me metale të rralla të tokës në SHBA në gusht, 21 për qind më pak se në korrik dhe 13 për qind më pak se një vit më parë, sipas të dhënave doganore kineze. Para samitit, Xi synoi ta shfrytëzonë dominimin e Kinës në fushën e metaleve strategjike për të siguruar një armëpushim tregtar afatgjatë me SHBA-në, tha Tomasz Nadrowski, menaxher i portofolit të Fondit për Mineralet Kritike Amvest Terraden, me seli në Nju Jork.
“Kina e ka këto rubinet që mund ta hapë dhe ta mbyllë, duke percaktuar rrjedhën e mineraleve kritike drejt SHBA-së dhe vendeve të tjera”, tha ai në një intervistë për Radion Evropës Lirë.
“Zgjatja e armëpushimit tregtar për dy vjet do të kishte dhënë kësaj leve edhe më shumë vlerë”, duke e përforcuar më shumë varësinë e SHBA-së nga zinxhirët kinezë të furnizimit me minerale kritike.
Administrata e presidentit Trump ishte e shqetësuar se, në rast të një armëpushimi dyvjeçar, “të gjithë [si prodhuesit komercial, ashtu edhe ata të mbrojtjes] do të relaksoheshin dhe do të mendonin: ‘Nuk kemi nevojë të krijojmë kapacitete të reja’”, tha ai.
“SHBA-ja nuk mund ta përballojë varësinë nga pika strategjike të bllokimit për lëndët kyçe për bazën e saj industriale të mbrojtjes dhe industrisë themelore, si ajo e automobilave”, tha në një intervistë Mahnaz Khan, nënkryetare për politikat e zinxhirëve kritikë të furnizimit në organizatën Silverado Policy Accelerator, me seli në Uashington.
Armëpushimi dymujor, për të cilin ranë dakord Trump dhe Xi, “i blen kohë Shteteve të Bashkuara, por nuk e eliminon cenë”.