Kongresmeni amerikan: Të respektohet e drejta e qytetarëve për të protestuar
Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka bërë një reagim për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.

Kongresmeni amerikan, Mike Lawler ka bërë një reagim lidhur me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë. Ai ka shkruar në platformën "X" se qëndron në krah të popullit shqiptar dhe se çdo qeveri, veçanërisht qeveritë e vendeve demokratike dhe aleatët e NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre. Ai ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe të japë fund përdorimit të forcës kundër protestuesve paqësorë.