PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, e drejta për protestë paqësore duhet të respektohet
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka reaguar për situatën politike në Shqipëri, duke kërkuar që zëri i të rinjve të degjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht. Grupimi politik evropian thekson se vendi ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme, e cila vendos në qendër luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

PPE nënvizon se dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike dhe se institucionet duhet të garantojnë respektimin e parimeve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve. Reagimi vjen në një kohë tensionesh politike në Shqipëri, ndërsa kërkesat për llogaridhëniet dhe ndryshimet në qeverisje mbeten në qendër të debatit publik.
"E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht. Çdo pretendim për përdorim të tepërt, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, tërësisht dhe në mënyrë të pavarur, me forcat e rendit që duhet të veprojnë në çdo moment në mënyrë proporcionale. E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe europiane, me një qeveri të përgjegjshme, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vend," thuhet në reagimin zyrtar.