Kuvendi ratifikon Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit
Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, një akt që shënon një angazhim të rëndësishëm për një drejtësi të mirë.

Në një seancë plenare të Kuvendit, u miratua projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, e nënshkruar në Luksemburg më 13 maj 2025. Ratifikimi mori 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka shprehur se ky hap shënon një angazhim të shumë për një drejtësi ku garantitë nuk mbeten vetëm në letër. "Drejtësia nuk matet vetëm me të drejtat që njeh ligji, por me mundësinë reale për t'i ushtruar ato. Pas çdo procesi gjyqësor është një njeri që ka nevojë të dëgjohet, të mbrohet dhe të trajtohet me dinjitet", tha Gogu në rrjetet e tij sociale.