Lubonja: Kryeministri Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor, duke thënë se krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi.

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Prime News24, tha se protestat tregojnë se kryeministri Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor. Lubonja u shpreh se krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi dhe se kryetari i qeverisë sulmon mediat që ia prishin fasadën. Ai shtoi se ky është një regjim autoritar dhe një narko-regjim mediatik, ku shteti është kapur nga krimi i organizuar, por ka ruajtur një fasadë përmes medias. Lubonja deklaroi se kryeministri Rama ka punuar me gazetat e huaja dhe mediat e veta për të mbrojtur interesin e tyre dhe se ata vishen si policë.