Europa League/ Bournemouth fundos Milanin, triumfon Benfica, Crystal Palace frenohet ndaj Besiktas
Bournemouth fitoi me rezultatin 3-0 kundër Milanit në raundin e tretë të Europa League, ndërsa Benfica triumfoi me 4-1 kundër Omonia Nicosia. Besiktas u barazua 2-2 me Crystal Palace dhe Real Sociedad fitoi me 6-0 kundër Lillestrom.

Kjo e enjte ishte një mbrëmje krejtësisht e errët për Milanin. Skuadra kuqezi është mposhtur në Angli nga Bournemouth në sfidën e raundit të tretë të Europa League me rezultatin 3-0 në një ndeshje ku për 60 minuta luajti me 10 futbollistë.
Pjesa e parë ishte një vuajtje totale për Milanin që e nisi shumë keq. Që në minutat e para Bournemouth fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Kluivert për të marrë kështu avantazhin 1-0. Por gjërat për kuqezinjtë u përkeqësuan në momentin kur Maignan u ndëshkua me karton të kuq direkt për një gjest ndaj Adams, ndërkohë që më pas Bournemouth fitoi një tjetër penallti që këtë radhë u shndërrua në gol nga Tavernier për të çuar rezultatin 2-0 për vendasit, shifra me të cilën u mbyll edhe pjesa e parë.
Inercia e ndeshjes nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, përkundrazi Bournemouth shënoi edhe golin e tretë me Adli për të fiksuar fitoren 3-0 dhe për të marrë 3 pikët e sfidës.
Përsa iu përket ndeshjeve të tjera, krejt e kundërta ndodhi me Benfica me skuadrën portugeze që iu imponua Omonia Nicosia në fushën e kësaj të fundit duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1. Besiktasi u frenua në shtëpi nga Crystal Palace teksa barazoi me anglezët 2-2, ndërsa Real Sociedad fitoi me rezultatin tenistik 6-0 ndaj Lillestrom.