"Sekretet e telefonit" të Jared Kushnerit zbulohen nga shërbimi holandez i inteligjencës
Revista amerikane "Vanity Fair" ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared Kushnerin, dhëndrin dhe ish-këshilltarin e Donald Trumpit.

Revista amerikane “Vanity Fair” ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared Kushnerin, dhëndrin dhe ish-këshilltarin e Donald Trumpit. Sipas investigimit, shërbimi holandez i inteligjencës ka zbuluar se Kushneri kishte një llogari bankare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte mbërritur qindra milionë dollarë përmes një banke në Azerbajxhan.
Investigimi ngre gjithashtu pikëpyetje mbi nivelin e autorizimit që Kushneri kishte për këto veprime. Katër ish-zyrtarë të lartë të administratës Trump, të cituar në artikull, deklaruan se nuk kishin dijeni për një autorizim presidencial që do t’i lejonte atij akses në një llogari bankare të një qeverie të huaj.
Avokati i Kushnerit ka kundërshtuar implikimet e investigimit, duke deklaruar se klienti i tij nuk ka bërë marrëveshje apo aranzhime me udhëheqës ose zyrtarë të huaj pa miratimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe se çdo veprim i tij është kryer në interes të SHBA-së.
Shërbimi holandez i inteligjencës ka zbuluar se Kushneri kishte një llogari bankare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte mbërritur qindra milionë dollarë përmes një banke në Azerbajxhan. Llogaria i përkiste një fondacioni bamirësie të financuar nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Burime të cituara nga revista pretendojnë se ky fondacion përdorej edhe si mbulesë për transferimin e parave në funksion të operacioneve të fshehta ushtarake dhe të inteligjencës së Emirateve jashtë vendit.