Pentagoni krijon një agjenci të re për sabotim teknologjik kundër vendeve rivale
Pentagoni ka krijuar një agjenci të re të quajtur Technology Support Office (TSO), e cila synon të pengojë dhe të sabotojë programet teknologjike të vendeve të huaja që konsiderohen si kërcënime për epërsinë ushtarake amerikane.

Pentagoni ka punuar prej muajsh në krijimin e një agjencie të re teknologjike, që synon të pengojë dhe të sabotojë programet teknologjike të vendeve të huaja, që konsiderohen si kërcënime për epërsinë ushtarake amerikane. Agjencia quhet Technology Support Office (TSO), ose Zyra për Mbështetjen Teknologjike.
Agjencia u krijua duke bashkuar dy programe sekrete të Pentagonit, që prej vitit 2023 kishin kryer në një shkallë të vogël veprimtari për të penguar ose të demtuar teknologjitë e kundërshtarëve të huaj. Qëllimi i TSO-së është zgjerimi i këtyre operacioneve dhe koordinimi i tyre në një strukturë të vetme.
Puna e TSO-së përfshin zhvillimin e mjeteve të sofistikuara për sulme kibernetike, planifikimin e operacioneve mashtruese dhe gjetjen e mënyrave për të penguar rivalët që të kenë qasje në teknologji të rendësishme ushtarake. Një shembull i përmendur në raport është përpjekja për të mashtruar kundërshtarët që të instalojnë pjesë me defekte në sistemet e tyre të armatimit, të cilat mund të jenë përgatitur qëllimisht nga kjo agjenci.
Megjithatë, sipas burimeve, TSO-ja nuk ka autoritetin ligjor për të kryer vetë operacione të fshehta. Ajo bashkëpunon me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës për të zhvilluar mjete dhe strategji që mund të përdoren në operacione të tilla.
Objektivi kryesor i TSO-së është të vonesë ose të pengojë zhvillimin e teknologjive që mund të japin kundërshtarëve të SHBA-së një avantazh në rast të një konflikti të madh ushtarak. Disa nga zyrtarët e cituar nga POLITICO e konsiderojnë këto nismë të nevojshme, pasi vende të tjera po përdorin inteligjencë artificiale, dronë dhe teknologji të tjera moderne në mënyra që mund të sfidojnë epërsinë ushtarake amerikane.
Krijimi i TSO-së synon gjithashtu të përqendroje më shumë kontroll mbi disa programe të inteligjencës brenda drejtimit të lartë të Departamentit të Mbrojtjes. Feinberg nënshkroi dokumentin për krijimin e agjencisë në 14 prill 2026, dhe drejtuesit e Pentagonit emëruan Grant Hundley-n, një ish-oficer të forcave speciale të Trupave Detare amerikane, në postin e drejtorit të saj.