"Dhëndri Trump si shefi i CIA: Telefoni i hakeruar i Jared Kushner zbuloi negociata dhe transferta 700 mln dollarë"
Revista amerikane "Vanity Fair" ka publikuar një investigim që ngre pyetje të rëndësishme mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared Kushnerin, dhëndrin dhe ish-këshilltarin e Donald Trumpit, dhe me drejtuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite.

Revista amerikane "Vanity Fair" ka publikuar një investigim që ngre pyetje të rëndësishme mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared Kushnerin, dhëndrin dhe ish-këshilltarin e Donald Trumpit, dhe me drejtuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite. Sipas investigimit, shërbimi holandez i inteligjencës ka zbuluar se Kushneri kishte një llogari bankare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte mbërritur qindra milionë dollarë përmes një banke në Azerbajxhan. Investigimi ngre gjithashtu pyetje mbi nivelin e autorizimit që Kushneri kishte për këto veprime. Avokati i Kushnerit ka kundërshtuar implikimet e investigimit, duke deklaruar se klienti i tij nuk ka bërë marrëveshje apo aranzhime me udhëheqësit ose zyrtarë të huaj pa miratimin e presidentit të SHBA-së.