Aktualitet

Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk

2 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog dhe ka thënë se është i gatshëm të ulet me ata që besojnë se ka një njerëzillëk.

Foto nga burimi: Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të premte ka përsëritur ftesën për dialog. Sërish Rama ka vendosur ftesat në ulëset e betoni përpara kryeministrisë duke bërë thirrje që të ulen. Ai tha se është i gatshëm të ulet me ata që besojnë se ka një njerëzillëk sipas tij.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu.

Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta.

Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar këtu terrorin e antifas dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.