Aktualitet

Kapet në Rinas 47-vjeçari në tentativë për të dalë jashtë Shqipërisë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij në Sanxhak të Lezhës, është kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë Shqipërisë.

Foto nga burimi: Kapet ne Rinas 47-vjeçari në tentativë për të dalë jashtë Shqipërisë/ Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën në Sanxhak të Lezhës

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij në Sanxhak të Lezhës, është kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa ndaj 47-vjeçarit Klodian Ndoj Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.

Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi K. N. akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin V. P., 22 vjeç, të cilin edhe i ka vjedhur automjetin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.