Harry Kane, fitues i sondazhit për Topin e Artë 2026
Harry Kane është shpallur fitues i sondazhit për Topin e Artë 2026, sipas një sondazhi anonim të realizuar nga "The Athletic". Sondazhi u zhvillua mes 100 persona nga bota e futbollit, përfshirë lojtarë dhe trajnerë aktualë, drejtorë sportivë, skautë, presidentë klubesh dhe drejtues të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Kane mori 1103 pikë dhe 39 vota për vendin e parë, duke e mbyllur me një avantazh të madh.

Harry Kane është shpallur fitues i sondazhit për Topin e Artë 2026, sipas një sondazhi anonim të realizuar nga "The Athletic". Sondazhi u zhvillua mes 100 persona nga bota e futbollit, përfshirë lojtarë dhe trajnerë aktualë, drejtorë sportivë, skautë, presidentë klubesh dhe drejtues të tjerë nga vende të ndryshme të botës.
Sulmuesi anglez i Bayern Munich kryesoi bindshëm klasifikimin, duke grumbulluar 1103 pikë. Në vendin e dytë u rendit talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, me 991 pikë, ndërsa Kylian Mbappe zuri vendin e tretë me 728 pikë.
Kane shihet si një nga favoritetë kryesorë për të fituar çmimin individual, pas një sezone të jashtëzakonshme 2025-2026. Sulmuesi anglez shënoi 73 gola për klubin dhe kombëtaren, ndërsa me Bayern Munich fitoi Bundesligën dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Champions League.
Edhe me kombëtaren e Anglisë, Kane arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, duke shtuar argumentet në favor të tij në garën për çmimin më të rëndësishëm individual në futboll.
Dominimi i tij në sondazhin e "The Athletic" ishte i dukshëm edhe në mënyrën se si votuan pjesëmarrësit. Kane mori 39 vota për vendin e parë, më shumë se çdo kandidat tjetër, u përfshi në tri vendet e para nga 72 votues dhe mori të paktën një votë nga 96 prej 100 pjesëmarrësve.
Për sistemën e pikëzimit, vendi i parë vlerësohej me 15 pikë, i dyti me 12, i treti me 10 dhe më pas pikët shpërndaheshin në rend zbritës deri te vendi i dhjetë, që merrte një pikë.
Një lojtar aktual i Premier League, i cili mori pjesë në sondazh, vlerësoi sezonin e anglezit, duke theksuar numrin e jashtëzakonshëm të gola dhe paraqitjet në kompeticionet madhore.
“Numrat e Kane janë të çmendur. Ai ka arritur në gjysmëfinalet e Champions League dhe të Kupës së Botës. Është e vërtetë që nuk i fitoi këto kompeticione, por është e jashtëzakonshme sa shumë gola ka shënuar”, u shpreh lojtari.
Edhe një ish-trajner i Premier League e vlerësoi sulmuesin anglez si një futbollist të kompletuar, duke nenvizuar aftësinë e tij për të shënuar, për të mbajtur topin dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës në ndërtimin e aksioneve.
Në vendin e dytë u rendit Lamine Yamal, i cili grumbulloi 991 pikë dhe mori 23 vota për vendin e parë. Talenti i Barcelonës u vlerësua nga pjesëmarrësit për aftësinë për të ndryshuar rrjedhën e një ndeshjeje dhe për ndikimin e tij në fushë, pavarësisht moshës së re.
Kylian Mbappe u rendit i treti me 728 pikë. Sulmuesi francez mori shtatë vota për vendin e parë, ndërsa 54 nga 100 pjesëmarrësit e përfshinë në renditjen e tyre.
Pas tyre, në dhjetëshen e parë u renditën Michael Olise me 646 pikë, Lionel Messi me 498, Rodri me 481, Khvicha Kvaratskhelia me 401, Erling Haaland me 353, Ousmane Dembele me 320 dhe Jude Bellingham me 292 pikë.
Messi vazhdon të ketë mbështetësit e tij, të cilët vlerësojnë arritjet e tij në futboll.