Trump: Musk e rikthen aksesin e Ukrainës në rrjetin Starlink
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Elon Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin satelitor Starlink, pas kufizimeve që penguan komunikimet e forcave ukrainase.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Elon Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin satelitor Starlink, pas kufizimeve që penguan komunikimet e forcave ukrainase. Kufizimet u vendosën në një moment kur Trump po ushtronte presion ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, të cilat, sipas presidentit amerikan, kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Musk kishte mohuar se ishte përgjegjës për ngadalësimin e shërbimit, i cili ndikon në aftësinë e Ukrainës për të përdorur dronë në sulmet ndaj Rusisë dhe për t’u mbrojtur nga goditjet ruse. Trump i bëri komentet pasi Zelensky tha se lidhja me rrjetin ushtarak Starshield, që ofrohet përmes sistemit Starlink të Musk, nuk ishte rikthyer ende plotësisht. Presidenti amerikan nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt, por deklaroi: “Në fund të fundit, ai e riktheu”. Administrata Trump kishte mohuar më parë se i kishte kërkuar kompanisë së Musk të kufizonte aksesin në shërbim.