Trazirat gjatë protestave, ndalim qarkullimi në Paris çdo natë deri të hënën
Prefekti i policisë së Parisit ka vendosur ndalim qarkullimi çdo natë në pjesë të caktuara të qytetit deri të hënën në mëngjes, për shkak të trazirave dhe grabitjeve që ndodhën gjatë fundjavës.

Një shtetrrethim në Paris do të mbetet në fuqi çdo natë në pjesë të caktuara të qytetit deri të hënën në mëngjes, ka vendosur shefi i policisë së kryeqytetit francez. Të enjten, prefekti i policisë lëshoi një urdhër që ndalonte praninë e të rriturve dhe të miturve në zonën e Sheshit të Republikës dhe në sektorin Le Al, çdo ditë nga ora 23:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit të ditës tjetër, deri të hënën në mëngjes, raportoi “Figaro”. Kjo masë ka qenë në fuqi që nga dhuna dhe grabitjet që ndodhën gjatë fundjavës, sipas një vendimi të prefekturës së policisë të publikuar të enjten. Së bashku me këtë urdhër, Prefektura e Policisë së Parisit vendosi gjithashtu një ndalim për “të gjitha tubimet e panjoftuara” për mbrëmjen e së enjtes dhe natën midis të enjtes dhe të premtes, veçanërisht pranë Pallatit Elize Asamblesë Kombëtare, Senatit, Champs Elize dhe stacioneve të trenit. Të dy ndalimet vlejnë si për të rriturit ashtu edhe për të miturit. Në Francë, protesta të reja janë paralajmëruar për nesër, më 24 tetor, veçanërisht në Paris, por edhe në qytete të tjera të mëdha si Marseja, Lioni, Nica, Bordeaux.