Aktualitet

NBA/ Fitoret e dyta radhazi për Philadelphia-n dhe Thunder, 76-ers rikuperojnë 29 pikë disavantazh

1 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Fitoret e dyta radhazi për Philadelphia-n dhe Thunder, 76-ers rikuperojnë 29 pikë disavantazh

Foto nga burimi: NBA/ Fitoret e dyta radhazi për Philadelphia-n dhe Thunder, 76-ers rikuperojnë 29 pikë disavantazh

Sezoni i ri në NBA vijon me emocione dhe sfida interesante, teksa në parket janë zhvilluar vetëm dy takime, të cilat janë mbyllur me suksesin e Philadelphia dhe Oklahoma.

Philadelphia siguroi fitoren e dytë radhazi, duke triumfuar në transfertë ndaj Cleveland me rezultatin 114-106. Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer të Donovan Mitchell, i cili e mbylli ndeshjen me 32 pikë dhe 10 rebound, miqtë nuk arritën të shmangnin humbjen. Nga ana tjetër, Philadelphia rikuperoi një disavantazh prej 29 pikësh në mesin e periodës së tretë, teksa u mbështet te kontributi i të gjithë titullarëve, të cilët realizuan më shumë se 11 pikë secili. Mbi të gjithë spikati Tyrese Maxey, autor i 32 pikëve, duke udhëhequr skuadrën drejt një tjetër suksesi.

Fitore regjistroi edhe Oklahoma, që mposhti Denverin me rezultatin 96-84, duke konfirmuar formën e mirë në startin e kampionatit. Me këtë sukses, Oklahoma regjistron fitoren e dytë radhazi pas asaj ndaj San Antonios dhe ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Jalen Williams ishte protagonisti kryesor për skuadrën fituese, duke realizuar 21 pikë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.