Politikë
Kaosi dhe dhuna në Kuvend
Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë 6 deputetë të PD për shkak të kaosit dhe sulmeve fizike në seancën e së enjtes.

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike (PD), për shkak të kaosit dhe sulmeve fizike që ndodhën në seancën plenare të së enjtes. Të përjashtuarit janë Flamur Noka, Belind Këllici, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, Besart Xhaferri dhe Edi Paloka.