Arrestohet 31-vjeçari që udhëtonte me taksi për të shitur kokainë
Policia sekuestron 126 doza të dyshuara kokainë dhe arreston një 31-vjeçar që udhëtonte me taksi për të shitur lëndë narkotike.

Policia sekuestron 126 doza të dyshuara kokainë dhe arreston një 31-vjeçar që udhëtonte me taksi për të shitur lëndë narkotike. Operacioni policor u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit.
31-vjeçari Salvador Sula është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se udhëtonte me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi S. S., 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale rreth 109 gramë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e organit të akuzës.