Kovaçi: Pedagogët janë në krah të studentëve, duhet bashkëpunim më i madh për kauzën e tyre
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, ka thënë se pedagogët janë në krah të studentëve dhe kërkon bashkëpunim më i madh për kauzën e tyre.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, u shpreh në protestën e ditës së sotme se pedagogët janë në krah të studentëve ndërsa kërkon bashkëpunim më të madh për kauzën e tyre. "Është një ndërgjegjësim ndërkombëtar që ndodh me intelektualët e Shqipërisë. Duhet të jemi më të bashkëpunuar për këtë kauzë kaq të fortë", tha ai. Më tej, Kovaçi theksoi se sindikata është e përqendruar te studentët dhe kërkon të jepet fund asaj që ai e cilësoi si diktati në universitete. "Ne jemi sindikata e universiteteve, jemi të përqendruar te studentët dhe jemi këtu. Të marrë fund diktati në universitete. Ku janë studentët, është profesorati", pohoi Sandër Kovaçi.