Studenti i Mjekësisë nxjerr blof Ramën: Më akuzoi për shitje droge, unë jam me mesatare 10 te Mjekësia!
Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka nxjerrë blof kryeministrin Edi Rama, pasi ai e akuzoi për prodhim dhe shitje të lendeve narkotike. Sulejmeri ka deklaruar se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0.

Sulejmeri ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri i ka etiketuar të rinjtë edhe si "neokomunistë". Sulejmeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në policinë, ku ka qëndruar për shtatë orë dhe gjysmë.
I pyetur nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kryeministrit, studenti është shprehur skeptik për funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se nuk deshiron të humbasë kohë me denoncime që i konsideron të kota. "Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në policinë. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S'e di nëse do ta denoncoj. S'kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!", u shpreh studenti.