Sociale
Studenti i mjekësisë i kthen përgjigje kryeministrit për listën e precedentëve penalë
Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë u mblodhën në protestë në universitete për bojkotin e 11-të.

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë u mblodhën të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete. Në një deklaratë për mediat para Kryeministrisë, njëri nga studentët përgënjeshtroi kryeministrin Edi Rama i cili më herët publikoi një listë, me emra dhe fytyrë, të protestuesve sipas tij me precedentë të theksuar kriminalë, mes të cilëve rezultonte edhe ai vetë.