Dëmi në bizneset e dëmtuara nga protestat në Tiranë, 2.15 milionë euro
Dëmi në bizneset e dëmtuara nga protestat në Tiranë janë rritur në 2.15 milionë euro, sipas Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore ka përditësuar se dëmi në bizneset e dëmtuara nga protestat e dhunshme në Tiranë janë rritur në 2.15 milionë euro. Dëmi i konstatuar përfshin humbje materiale dhe dëmtime të pronës në 127 biznese. Shifra e publikuar përfaqëson vlerën e dëmit të evidentuar deri më tani, ndërsa numri i subjekteve të prekura mund të ndryshojë në varësi të verifikimeve dhe raportimeve të mëtejshme. Administrata Tatimore po vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave nga bizneset e dëmtuara. Subjektet që kanë pësuar dëme mund të aplikojnë në platformën “Dëmi Im”, për të deklaruar humbjet dhe për të nisur procedurat përkatëse të verifikimit.