Verdho paraqitet në SPAK për t'u njohur me akuzat për shkelje gjatë kohës si vartës i Ballukut
Ergys Verdho, një nga vartësit e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është paraqitur në Prokurori të Posaçme për t'u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Akuzat i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme, pak ditë pasi Balluku u komunikua me pesë akuzat.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se Verdho është paraqitur në Prokurori të Posaçme për t'u njohur me akuzat për shkelje gjatë kohës kur ishte drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, si vartës i Ballukut.
Ndërkohë, Balluku është komunikuar me pesë akuzat, duke përfshirë shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Prokurori i çështjes ka afat deri në janar të vitit 2027 për të përfunduar hetimet për dosjen ku përfshihen Balluku, si dhe një sërë ish-zyrtarësh dhe zyrtarësh që kanë qenë vartës të saj.