Juventus keq, Milan shumë keq
Juventus dhe Milan zhgënjejnë sërish në Europë League, duke marrë me vete përveç rezultateve edhe dyshimet mbi të ardhmen në këtë turne. “Zonja e Vjetër” barazoi 2-2 në shtëpinë e saj kundër Rennes, ndërsa shfaqi edhe një herë të gjitha oshilacionet që e kanë shoqëruar në këtë sezon. Goli i shpejtë i Zeki Celik që në minutën e pestë ishte vetëm një iluzion, pasi francezët përmbysën shifrat pa u mbyllur pjesa e parë. Në fillim Tamari dhe më pas Dia me 11 metërsh detyruan Juventus dhe tifozët e tij të jetonin me frikën e humbjes. Për të shpëtuar skuadrën bardhezi mendoi Ëoltemade, një nga më të kritikuarit, që nga pika e penalltisë në minutën e 67-të vulosi barazimin në këtë sfidë. Në llogarit

Juventus dhe Milan zhgënjejnë sërish në Europë League, duke marrë me vete përveç rezultateve edhe dyshimet mbi të ardhmen në këtë turne. “Zonja e Vjetër” barazoi 2-2 në shtëpinë e saj kundër Rennes, ndërsa shfaqi edhe një herë të gjitha oshilacionet që e kanë shoqëruar në këtë sezon. Goli i shpejtë i Zeki Celik që në minutën e pestë ishte vetëm një iluzion, pasi francezët përmbysën shifrat pa u mbyllur pjesa e parë. Në fillim Tamari dhe më pas Dia me 11 metërsh detyruan Juventus dhe tifozët e tij të jetonin me frikën e humbjes. Për të shpëtuar skuadrën bardhezi mendoi Ëoltemade, një nga më të kritikuarit, që nga pika e penalltisë në minutën e 67-të vulosi barazimin në këtë sfidë. Në llogaritë e përgjithshme të Juventus është edhe një gol i Lucumi në limitet e kohës së rregullt, I anuluar nga sistemi VAR. Me këtë barazim, “Zonja e vjetër” numëron 7 pikë në tre ndeshje dhe për momentin renditet në zonën e kualifikimit direkt. Krej I ndryshëm është diskutimi për Milan, që u dorëzua pa kushte në transfertën e Bournemouth. Siku që u shfaq në fillim, Milan u mund 3-0 në një sfidë të dominuar krejtësisht nga vendasit. Gjithçka nisi keq për italianët, që u ndëshkuan që në minutën e tetë nga Justin Kluivert me 11-metërsh. Milan u tradhëtua edhe nga kapiteni Magnian, që la fushën me karton të kuq, duke I dhuruar anglezëve dyfishimin në minutën e 32-të, sërish me 11 metërsh. Mbrëmja e errët për skuadrën e Amorim u plotësua në minutën e 84-rt, kur Adli shënoi edhe golin e tretë për Bournemouth. Me këtë humbje, e dyta në tre ndeshje në Europa League, Milan mbetët në kuotën e tre pikëve dhe për momentin në limitet e zonës së eliminimit direkt në tabelën e renditjes.