Berisha shpërthen ndaj vëllait të kryeministrit: Mori 38 mijë m² tokë me firmën e Ramës!
Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke pretenduar se ai është i përfshirë në veprimtari kriminale, nga trafiku i drogës te mashtrimet përmes call-centerave dhe përfitimi i pronave me vendime qeveritare.

Kryedemokrati pretendoi se vëllai i kryeministrit ka përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke përmes vendimeve të qeverisë, duke akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën se ka favorizuar të vëllain. Berisha përmendi edhe projektin e parkut industrial në Porto Romano, duke ngritur pretendime për mënyrën se si janë përzgjedhur personat e përfshirë në këtë projekt. Ai akuzoi Olsin Rama për të qenë i përfshirë në dosjen e Xibrakës dhe për veprimtarinë e call-centerave. Berisha publikoi një listë me emra ish-ministrash, zyrtarësh dhe drejtuesish institucionesh, të cilët ai i cilësoi si pjesë të asaj që ai e quan “organizata kriminale e Edi Ramës”.