Studentët largojnë stolat dhe i vënë zjarrin jastëkëve para Kryeministrisë
Studentët dhe pedagogët janë ende në qëndrim përballë Kryeministrisë, duke refuzuar kërkesën e Ramës për dialog dhe duke hequr stolat dhe i vënë zjarrin jastëkëve.

Studentët dhe pedagogët vijojnë ende në qëndrim përballë Kryeministrisë, duke refuzuar kërkesën e Ramës për dialog dhe duke hequr stolat dhe i vënë zjarrin jastëkëve. Të rinjtë kanë hequr stolat, duke dënonë një mesazh qartë se nuk pranojnë të ulen në një tryezë bisedimesh me kreun e qeverisë. Veprimi i tyre vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa këta të fundit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij. Protesta ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa studentët u janë bashkuar pedagogë, qytetarë dhe mjekë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të tyre. Të grumbulluar përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.