Kronikë
Sherr mes të miturve në Krumë, plagosen tre persona jashtë oborrit të gjimnazit
Një konflikt mes të miturve është regjistruar në qytetin e Krumës, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Një konflikt mes të miturve është regjistruar në qytetin e Krumës, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur jashtë oborrit të gjimnazit “Skënderbeu”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, i cili dyshohet se ka nisur në çast mes të rinjve.