Zbulohet plantacioni me 1.206 bimë kanabisi në Itali dhe arrestohet një shqiptar
Një plantacion i brendshëm me 1.206 bimë kanabisi është zbuluar në Coassolo Torinese, Itali, dhe një shqiptar është arrestuar për kultivimin e tyre. Vlera e bimëve sekuestruar llogaritet në më shumë se një milion euro në tregun e paligjshëm.

Karabinierët italianë kanë zbuluar një strukturë të posaçme për kultivimin e marijuanës, e vendosur brenda një magazine të izoluar dhe të rrethuar nga pyje. Ambienti ishte pajisur me sisteme ndriçimi, ventilimi dhe ngrohjeje për të siguruar kushtet e nevojshme për rritjen e bimëve.
Shqiptari i arrestuar, banues në Asti, u dërgua në burgun e Ivreas, ndërsa magazina dhe pajisjet e përdorura për kultivimin u sekuestruan. Operacioni është rezultat i një hetimi të nisur në janar të vitit 2026 nga Njesia Hetimore e Komandës Provinciale të Karabinjerëve të Astit, nën drejtimin e Prokurorisë së Republikës së Astit.
Në fokus të hetimeve është një grup personash me origjinë shqiptare, të dyshuar për trafik droge dhe mbajtje të paligjshme armësh. Sipas hetuesve, aktivitetet e dyshuara mund të kenë lidhje edhe me një lokal në qytetin e Astit.