Presidenti Begaj i jep shtetësinë shqiptare dy futbollistëve të huaj
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dhënë shtetësinë shqiptare dy futbollistëve të huaj, Elia Caprile dhe Amar Gërxhaliu.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka firmosur dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare për dy futbollistë, portieri italian Elia Caprile dhe mbrojtësi kosovar Amar Gërxhaliu. Kjo është një vijim i kërkesës së tyre për të marrë shtetësinë shqiptare.
Elia Caprile, një portier 25-vjeçar, aktualisht aktivizohet me skuadrën e Cagliarit në Serinë A. Ai ka fituar të drejtën falë partneres së tij nga Shqipëria. Edhe pse ka qenë i grumbulluar më parë me ekipin kombëtar të Italisë, Caprile nuk ka regjistruar asnjë minutë zyrtare dhe mund të luajë për Shqipërinë.
Amar Gërxhaliu, një mbrojtës 24-vjeçar, vjen nga kampionati turk ku luan për skuadrën e Erzurumsporit. Futbollisti ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për ekipin e parë, por si portieri italian, nuk ka bërë debutimin e tij zyrtar në fushën e lojes. Gërxhaliu është një emër i njohur për sektorin e ekipeve kombëtare, pasi në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Shqipërisë U-18 dhe ka luajtur 4 ndeshje me Kosovën U-21.