Ish-zv.kryeministri i Kosovës: Shqipëria, të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka theksuar se Shqipëria duhet të reflektojë për zhvillimet politike dhe të mos lejojë që protestat e dhunshme të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha në Ballkan Update se Shqipëria duhet të reflektojë për zhvillimet politike dhe të mos lejojë që protestat e dhunshme të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Abazi theksoi se protesta është një instrument demokratik, por dhuna nuk mund të jetë pjesë e saj. Sipas tij, në situata kaosi krijohen mundësi për ndërhyrje nga aktorë të ndryshëm, ndërsa paralajmëroi se ka interesa që Shqipëria të mbetet në tranzicion dhe në krizë.
“ Të gjithë duhet të jemi të realizuar që të realizohet objektivi i të qenurit pjesë e familjes europiane. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çfarëdo lloj cenimi i sigurisë nuk do të jetë vetëm problem i Shqipërisë.
Protesta është instrument demokratik, por jo dhuna. Në këtë nivel kaosi u jepet mundësia të gjithëve për të penetruar në situata të tilla. Jo pak janë ata që e duan Shqipërinë në tranzicion dhe në krizë. Tani Shqipëria është në fazën e 2007-ës, me idenë që të ngadalësohet dhe të krijohet një tranzicion i ri. Ka arsye të shumta që Shqipëria të reflektojë. Pjekuria jonë politike duhet kuptuar që dialogu politik është faza e fundit e çfarëdo lloj përplasjeje. Nuk duhet të lejojmë që territoret shqiptare të jenë poligon i ambicieve të sëmura të vendeve fqinje. Qoftë kjo Antifa apo ndonjë element tjetër i konsoliduar. Proceset politike janë shumë të rëndësishme.