Evakuohet Ambasada e Ukrainës në Uashington, shkak zbulimi i një objekti të dyshimtë
Ambasada e Ukrainës në Uashington është evakuuar pas zbulimit të një objekti të dyshimtë në seksionin konsullor.

Ambasada e Ukrainës në Uashington është evakuuar përkohësisht pasi pranë hyrjes së seksionit konsullor u gjet një objekt i dyshimtë. Pas konstatimit të objektit, autoritetet rrethuan zonën dhe urdhëruan evakuimin e ndërtesës, ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat e policisë amerikane dhe një ekip i specializuar për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, specialistët kryen kontrollet e nevojshme për të percaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Pas verifikimeve, u konstatua se objekti nuk përmban kerçemin. Ngjarja shkaktoi masa të menjëhershme sigurie në zonën përqark ambasadës, por situata u vu nën kontroll pas përfundimit të kontrolleve nga ekipet përkatëse. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi natyrën e objektit apo rrethanat në të cilat ai u gjet.