Studenti i Mjekësisë: Jam me mesatare 10.0, nuk kam besim te asgjë
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri, ka përgënjeshtruar Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është me mesatare 10.0 dhe nuk ka besim te asgjë.

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp, ka identifikuar ata që ai i quan protestuesit e dhunshëm në protestat e mbajtura në kryeqytet. Një prej tyre ishte një i ri, student i Mjekësisë, që ishte i pranishëm në protestën para Kryeministrit. Ai tha për mediat se Rama e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprimin penal prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtira. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori”, tha Jon Sinoimeri.
Ai shtoi se ka qenë të martuar e kaluar i shoqëruar, por që pas 7 orëve e gjysmë, ata u larguan dhe ai nuk e di a do ta denoncoj, pasi nuk ka kohë për denoncime të kota. Ai tha se nuk ka besim te asgjë.