Demo: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka diskutuar me homologë evropianë për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës në Itali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin në San Patrignano të Italisë. Gjatë takimit, ai zhvilloi diskutime me përfaqësues nga Italia dhe Franca mbi forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës. Në deklaratën për media, Demo theksoi se garantimi i së drejtës kushtetuese për të protestuar duhet të shoqërohet me masa të vendosura për parandalimin e dhunës dhe ruajtjen e rendit e sigurisë publike. Ai tha se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe se duhet të garantojmë dhe ta mbrojmë, por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë. Demo shtoi se do të garantojmë lirinë e protestës, por do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë e çdo qytetari në të gjithë territorin e Shqipërisë.