Kompany dërgohet në spital për infeksion
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është dërguar në spital për infeksion. Ai vuante nga infeksioni prej fundjavës dhe u detyrua të shtrihej në dhomën e tij gjatë ndeshjes ku skuadra fitoi 6-1 kundër Leipzig.

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është dërguar në spital për infeksion. Sipas raportimeve nga e përditshmja gjermane BILD, ai vuante nga infeksioni prej fundjavës dhe u detyrua të shtrihej në dhomën e tij gjatë ndeshjes ku skuadra fitoi 6-1 kundër Leipzig. Infeksioni i detyroi gjithashtu të mungonte në seancat stërvitore të shtunës dhe të martës, duke i lënë drejtimin e konferencës për shtyp ndihmësit të tij para barazimit 2-2 ndaj Arsenal në Champions League.
Gazeta BILD shton se infeksioni i ka shkaktuar probleme me disa inde të vjetra mbresore, duke e bërë të vështirë edhe lëvizjen për ish-lojtarin e Manchester City. Pas sfidës evropiane me anglezët, trajneri pranoi publikisht se ishte prekur nga një virus i rendë dhe se nuk kishte dëgjuar trupin e tij, derisa ky i fundit e detyroi të ndalonte.
"Vincent Kompany kërkoi trajtim mjekësor të premten pasi u rrëzua gjatë stërvitjes së ekipit të dytë të Bayern Munich. Trajneri i ekipit të parë po shikonte seancën stërvitore të ekipit të dytë.
Kompany po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme në spital dhe do të mbetet nën mbikëqyrje mjekësore. Deri në njoftim të mëtejshëm, stafi i tij i trajnerëve do të marrë përsipër menaxhimin e stërvitjes dhe detyrimeve të ekipit në ndeshje", thuhet në deklaratë nga klubi.