Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes, trajneri i Bayern dërgohet me urgjencë në spital
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është transportuar në spital pas një incidenti gjatë stërvitjes. Raportet sugjerojnë se ai është rrëzuar menjëherë pas përfundimit të seancës së stërvitjes.

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është transportuar në spital pas një incidenti gjatë stërvitjes. Raportet sugjerojnë se ai është rrëzuar menjëherë pas përfundimit të seancës së stërvitjes. Klubi ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente dhe një helikopter ka zbritur në ambientet e qendrës së stërvitjes.
Kompany kishte kaluar një infeksion viral pak ditë më parë dhe kishte munguar në stërvitjen e fundit dhe në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Arsenalit. Pavarësisht problemave shëndetësore, ai ishte rikthyer në pankinë për ndeshjen në "Allianz Arena", e cila përfundoi në barazim 2-2.
Pas ndeshjes, Kompany kishte pranuar se nuk kishte respektuar sinjalet që i kishte dhënë organizmi gjatë ditëve të sëmundjes. "Si trajner, gjithmonë deshiroj të bëj gjithçka. Javën e kaluar kalova një virus mjaft të rendë dhe, natyrshëm, nuk e degjova trupin tim. Në një moment, trupi më tha: 'Tani ndalo!'", kishte thënë Kompany.
Kjo deklaratë merr një rëndësi të veçantë pas raportimeve të fundit, megjithëse ende nuk ka informacion mjekësor që ta lidhë incidentin e dyshuar me infeksionin viral që trajneri kishte kaluar më parë. Për momentin, "Bild" dhe "Sky" mbeten burimet e raportimeve për incidentin, ndërsa Bayern Munich nuk ka konfirmuar zyrtarisht as shkakun e transportimit në spital dhe as gjendjen aktuale shëndetësore të Vincent Kompany.