"Bushati: Rama ka ikur kontrolli mbi situatën dhe po shpik histori për të justifikuar qasjen e qeverisë"
Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka thënë se kryeministri Edi Rama ka ikur kontrolli mbi situatën dhe po shpik histori për të justifikuar qasjen e qeverisë ndaj protestave të studentëve.

Bushati ka thënë në një lidhje live me Syri TV se Rama sot u kap në mashtrim me historinë e tre të rinjve të cilët i akuzoi për disa vepra penale, por që ata vetë i përgenjeshtruan. Ai ka shtojë se Rama po përpiqet ta zhvendosë debatin nga zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë, duke rikthyer "duart e fshehta" dhe ndërhyrjet e huaja.
Bushati ka thënë se Rama qëndron në postin e kryeministrit, por situata i ka dalë jashtë kontrollit. "Ne do diskutonim sot nëse kryeministri ka bërë një lëndim, nëse kryeministrit nuk do ishte kapur në mashtrim. Mjafton historia e atij djalit, të cilin kryeministri i thotë trafikant droge me precedent penal që nuk është student, dhe ai është dhe student, dhe pa precedent penal, dhe një student ekselent, për të kuptuar që këtu jemi në një lojë propagandistike", tha Bushati.
Ai ka shtojë se Rama, ashtu siç nxjerr teori që kopshti i Edenit do qëllohej me dron për të justifikuar dhunën policore, do të shpikte histori nga hija për të justifikuar qasjen që qeveria ka ndaj asaj që po ndodh. Bushati ka thënë se Rama po shpik histori për të vendosur në debatin publik një temë të rreme, e cila do të sulmojë temën reale, që nga të rinjtë deri te pleqtë, janë të zemëruar dhe të revoltuar me këtë qeverisje.
Bushati ka thënë se historia që pamë sot, që i del një njeri, heq maskën dhe thotë 'unë nuk jam ai që thua ti', tregon se Edi Rama ose po na gënjen neve, ose aq më keq akoma, po e gënjen vartësit e tij që vjedhin në emër të tij dhe i thonë: "A, do ti të të servirim ne ca si njerëz me rekorde kriminale? Po thjesht po të gënjen për t'ë bërë detyrën. Dhe aty ky është një kryeministër që vërtet qëndron në post, por që i ka ikur kontrolli mbi situatën".