Franca rrëzon kërkesën për lirim të Ermal Beqirit
Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar kërkesën e Ermal Beqirit për lirim, duke vendosur që ai të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurave gjyqësore për ekstradimin e mundshëm drejt Shqipërisë.

Franca rrëzon kërkesën për lirim të Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar që mbetet në burg. Gjykata e Apelit në Amiens ka vendosur që ai të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurave gjyqësore për ekstradimin e mundshëm drejt Shqipërisë.
Ermal Beqiri, pronar i një keshtjelle në Berneuil-en-Bray, u arrestua në fund të korrikut në Maulte, pranë Albertit. Arrestimi erdhi pasi ai kishte fluturuar me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin e Seine-Maritime.
Ndërkohë, në Shqipëri emri i biznesmenit është përfshirë në një hetim që lidhet me kontratat publike. Media thekson se autoritetet shqiptare kanë kërkuar dorëzimin e tij, por vendimi përfundimtar për ekstradimin do të merret nga institucionet gjyqësore franceze. Deri në përfundimin e procedurave, Beqiri do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa çështja e ekstradimit të tij mbetet në shqyrtim nga drejtësia franceze.