Eurodeputetja: Mos lejoni që pretendimet e rreme t'ju dekurajojnë
Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka paralajmëruar qytetarët se pjesëmarrja në protesta mund të sjellë ndalime të hyrjes në Bashkimin Evropian.

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar sot lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka paralajmëruar qytetarët se pjesëmarrja në protesta mund të sjellë ndalime të hyrjes në Bashkimin Evropian. Në një reagim në rrjetet sociale, Strolenberg i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos frikësohen dhe të mos heqin dorë nga ushtrimi i të drejtave për tubim paqësor. "Jam informuar se shqiptaret po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do të refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i rremë! Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t'ju dekurajojnë nga ushtrimi i të drejtave tuaja për të mbledhur në mënyrë paqësore. E di që situata është shqetësuese këto ditë. Qëndroni të sigurt", shkruan eurodeputetja.