Sociale

Studentët kanë të drejtë!

2 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Studentët kanë të drejtë për një arsim të mirë, për një vizion të arsimin, për një konkurrim të drejtë për një pune dhe për një jetë të mirë.

Foto nga burimi: Studentët kanë të drejtë!

Ata janë aty, duke na thënë se shpresa e morali janë ende këtu dhe nuk kanë ikur në mërgim. Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh. Gjatë këtyre viteve kam pasur fatin të bashkëpunoj me më shumë se 15 mijë studentë, që vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë. Ata kanë qenë për mua dhe kolegët e mi burim vitaliteti njerëzor dhe profesional.

Në sytë e tyre kemi parë aspiratën e brezave të tërë me dëshirë të shumta për një jetë të bukur, për një jetë të re që do të u buzëqeshte në lulëzimin moshor të tyre. Po me çfarë u përballejnë gjithë këto vite? Me një arsim që le të për të dëshiruar, ku mungon vizioni, me nepotizëm të theksuar që e bën të pamundur konkurrimin që mbështetet në kompetencë për gjetjen e një pune, me korrupsion galopant që shton tarifën e shpenzimeve të secilit prej tyre, me qira të papërballueshme dhe me çmime ushqimesh që janë ndër të lartat në Evropë.

Dhe përballen vetëm me modele politike aspak llogaridhëne dhe pa empati. Unë kam qenë aty kur, në protestat e vitit 2018, studentët dolën me kërkesa të qarta që lidheshin me ndryshime cilësore në arsimin e lartë. Po me çfarë u ndeshën? Me nihilizmin e një mali që s’bënë zan, por bëhet i gjallë vetëm për të bullizuar me një diskurs metaforik mjaft të errët. E ata ikën rrugëve të botës, me shpirtin e përmalluar e me kokën pas nga prindërit, nga shtëpia, nga atdheu. Ndryshuan stinët, kaluan vitet, po mali i metaforik nuk mori as mundimin të degjonte brezat që vinin e iknin, por vetëm shpaloste flamujt e demagogjisë, duke deduktuar se çudia me madhe tre ditë zgjat dhe se ky popull e kjo rini nuk kanë memorie historike. Ndaj sot e kemi këtë rini prapë në rrugë.

E ajo na buzet, na emocionon, na e çon shpirtin peshë. Ata janë aty, duke na thënë se shpresa e morali janë ende këtu dhe nuk kanë ikur në mërgim. Bashë me kërkesat e tyre legjitime. Duke thënë njëzërështëri: Mjaft! Dorëheqim!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.