Studentët serbë mund të mposhtin Vuçiçin në zgjedhjet e së dielës
Zgjedhjet në Serbi, studentët serbë mund të mposhtin Vuçiçin

Kandidatët e përzgjedhur nga studentët mund të mposhtin Aleksandar Vuçiçin dhe të sigurojnë shumicën në Parlament. Studentët kanë krijuar listën studentore, me të cilën hyjnë në garë për 250 vende në Kuvend. Është goxha e mundshme dhe, sipas mendimit tim, listat studentore janë favorite. Në to bëjnë pjesë kandidatët që studentët kanë zgjedhur për kryeministër dhe për deputetë në Parlamentin serb. Potencialisht, të dielën ata mund të dalin fitues dhe të marrin drejtimin e qeverisë serbe, duke larguar në njëfarë mënyre nga pushteti regjimin kundër të cilit studentët kanë protestuar prej dy vitesh, ndërsa opozita serbe nuk ia kishte dalë ta bënte këtë në 12 vitet e fundit.