Charli XCX në kastin e filmit të ri të Martin Scorsese
Këngëtarja britanike Charli XCX do të bashkohet me kastin e filmit të ri të regjisiorit Martin Scorsese, "What Happens at Night", së bashku me Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence.

Këngëtarja britanike Charli XCX do të bashkohet me kastin e filmit të ri të regjisiorit Martin Scorsese, "What Happens at Night", së bashku me Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence. Filmi është një dramë psikologjike që ndjek historinë e një çifti amerikan që udhëton drejt një qyteti të vogël evropian për të adoptuar një fëmijë. Gjatë qëndrimit në një hotel, ata përballet me personazhe misterioze, mes tyre një këngëtare pazakonte, një biznesmen korruptuar dhe një terapist karizmatik. Ngjarjet i çojnë protagonistët drejt një përvoje që vë në pyetje bindjet e tyre për veten dhe martesën. Në kastin e filmit janë edhe Mads Mikkelsen, Patricia Clarkson, Jared Harris, Welker White dhe Louis Cancelmi. Xhirimet janë zhvilluar në Pragë, ndërsa data e premierës nuk është bërë ende e ditur. Këngëtari britanike po konsolidon praninë e saj në industrinë e filmit, pasi gjatë dy viteve të fundit është përfshirë në disa projekte kinematografike.