Aktualitet
Moti për ditën e sotme në Shqipëri
Për ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare.

Për ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare, më të theksuara në relievet malore në veri të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzime në det të forca 1-3 balle.