VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një parking në SHBA, topi i zjarrit shkakton panik te qytetarët!
Shpërthim i fuqishëm në një parking në SHBA, topi i zjarrit shkakton panik te qytetarët!

Shpërthimi i një kamioni që tërhiqte pajisje për përzierjen e asfaltit në një parking të mbushur në qytetin Billings, në shtetin Montana të SHBA-së, ka shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët e bizneseve përreth. Ngjarja ndodhi më 15 tetor, rreth orës 13:00, në një kompleks tregtar në King Avenue West.
Flakët u përhapën shpejt në pajisjet e tërhequra nga kamioni, përpara se të ndodhte shpërthimi që shkaktoi dëme materiale edhe në një biznes pranë. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur automjeti përfshihet nga zjarri dhe më pas shpërthen. Forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa hapi me vrull dyert prej xhami të biznesit Bullfrog Spas.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Billings, në momentin e incidentit nuk ndodhej askush brenda kamionit apo pranë tij. Hetimet paraprake sugjerojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një bombol propani në pjesën e pasme të automjetit. Autoritetet e kanë cilësuar zjarrin si aksidental. Pamjet e shpërthimit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.