Parashikimi i motit për sot: Temperaturat do të varojnë përgjatë ditës
Parashikimi i motit për sot është i kthjellët dhe relativisht i ftohtë gjatë orëve të paradisë, por do të ndryshojë në pjesën tjetër të ditës.

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë veriore do të sjellë kushte të kthjellëta dhe relativisht të ftohta gjatë orëve të paradisë. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira do të jetë disi më e dukshme në zonat malore gjatë kufirit lindor dhe në veri të Shqipërisë. Kjo do të bëjë që gjatë orëve të vona të natës të ketë reshje shiu dhe rishfaqje të dëborës në majat e maleve.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e para të mëngjesit, por do të mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6 °C, temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë, deri në 25 °C, që pritet si vlerë maksimale në rang territori. Era do të fryjë mbi mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.