Shpërthime të fuqishme tronditën Riadin, aktivizohet sistemi i paralajmërimit
Dy shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin, dhe autoritetet e sigurisë u vunë në gatishmëri të lartë për të përballoi kërcënimin.

Dy shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin, herët të shtunën në mëngjes, sipas një gazetari të AFP-së që ndodhej në qytet. Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite njoftoi aktivizimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm, për të njoftuar banorët e Riadit për një kërcënim të mundshëm ajror. Autoritetet e sigurisë u vunë në gatishmëri të lartë, ndërsa ushtria vijon përpjekjet për të interceptuar dronë dhe raketa të lëshuara nga territori i Jemenit. Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta për shkak të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj territorit saudit. Megjithatë, informacioni i raportuar nuk përcakton shkakun e dy shpërthimeve dhe as nëse ka viktima apo dëme materiale.