Mjegull e dendur në juglindje, vështirësohet qarkullimi në disa akse
Mjegulla dhe rëniet e temperaturave kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore të juglindjes së vendit.

Mjegulla dhe rëniet e temperaturave kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore të juglindjes së vendit. Situata është më problematike në aksin Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë, ku mjegulla ka ulur dukshmërinë, duke shtuar rrezikun e aksidenteve.
Për shkak të kushteve atmosferike, Policia Rrugore ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë nga mjetet e tjera. Gjithashtu, shoferët u kërkojnë të përdorin ndriçimin e përshtatshëm gjatë lëvizjes në mjegull dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme apo manovrat që mund të shkaktojnë aksidente.