Vrasja e babait dhe e ëmës: Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq Ermalindën Ramën
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq Ermalindën Ramën dhe nënën e saj për vrasjen e babait të tyre dhe për fshehjen e gjurmëve të krimit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq Ermalindën Ramën për vrasjen e babait të saj dhe të ëmës për fshehjen e gjurmëve të krimit. Ermalinda Rama është akuzuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal, ndërsa nëna e saj, V.R., është akuzuar për kryerjen e veprës penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.1073/2025, rezultoi se më 23/07/2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, Ermalinda Ramën ka vrarë babain e saj, Anesti Rama, duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, shtetasja V.R., bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, ka kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij. Këto veprime kanë pasur si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Nga analiza e deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier arriti në përfundimin se Ermalinda Rama ka kryer veprimet që kanë sjellë vdekjen e babait të saj, ndërsa Valbona Rama ka kryer veprimet e mësipërme me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.